Paris, pas dënimit për lidhje me financimet libiane të fushatës së tij të vitit 2007.
Avokati i tij, Jean-Michel Darrois, tha se Sarkozy ka nisur ditën me ushtrime fizike dhe ka filluar të shkruajë librin e tij. Ai ndodhet në një qeli prej nëntë metrash katrorë, ndërsa brenda burgut mbizotëron zhurma e të burgosurve të tjerë. Ish-presidenti pati mundësinë të takohej për herë të parë me bashkëshorten e tij, Carla Bruni, gjatë një prej tre takimeve njëorëshe në javë që i takojnë.
Mbërritja e tij në burg u shënua nga britmat e të burgosurve: “Oh, mirë se erdhe, Sarkozy!” dhe “Është Sarkozy!”, të cilat nuk ishin fort miqësore. Ai iu nënshtrua procedurave standarde të regjistrimit: iu morën shenjat e gishtave, iu bë fotografia zyrtare dhe iu dha një numër identifikimi si i burgosur, ndërsa dokumentet dhe sendet personale u vendosën në një kasafortë të vogël, përveç unazës së martesës dhe orës.
Qelia e tij ka tualet me dush, kënd gatimi, krevat, tavolinë të vogël, televizor dhe një linjë telefonike fikse me 10 numra të parapërcaktuar, pasi përdorimi i celularëve është i ndaluar dhe bisedat mund të monitorohen nga administrata. Ai mori gjithashtu një “paketë mirëseardhjeje” me sapun, çarçafë, enë, letër dhe stilolaps.
Avokatët i këshilluan të marrë triko kundër të ftohtit dhe tapa për veshët. Sipas procedurave, nata e parë konsiderohet më e vështira, pasi gardianët ndezin dritën çdo orë për të kontrolluar gjendjen e tij dhe të burgosurit e tjerë shpesh thërrasin emrin e të sapoardhurit.
Ndërkohë, Sarkozy që nga koha si ministër i Brendshëm njihej për ashpërsinë ndaj të dënuarve, dhe pritja e ftohtë nga të burgosurit nuk është surprizuese.
