Këngëtari i njohur i muzikës country, Jelly Roll, ka treguar një ndryshim të jashtëzakonshëm në pamjen e tij pas humbjes së peshës, që është më e dukshme se kurrë. Gjatë një vizite në Australi më 21 tetor, ai u fotografua në Aeroportin e Sidney, teksa përgatitej për turneun e tij të parë në këtë vend.
40-vjeçari, i cili dikur peshonte rreth 250 kg, ka humbur gati 90 kg që nga viti 2022 si pjesë e një rrugëtimi për një jetë më të shëndetshme. Transformimi i tij përfshin një regjim të rreptë stërvitor dhe përpjekje për të kapërcyer varësinë nga ushqimi, një sfidë që këngëtari e ka ndarë hapur me publikun.
Në një intervistë, Jelly Roll zbuloi objektivin e tij të ardhshëm: të shfaqet në kopertinën e revistës Men’s Health deri në mars të vitit 2026. “Dua të kem një nga transformimet më të mëdha,” tha ai, duke theksuar se ky ishte hera e parë që e ndante publikisht këtë ëndërr.
Këngëtari ka rrëfyer se gjatë gjithë jetës ka luftuar me marrëdhënien me ushqimin, duke e konsideruar këtë një nga sfidat më të mëdha të tij. Ai shpreson të jetojë një jetë normale, duke u angazhuar në aktivitete që dikur i dukeshin të pamundura, si skijimi, kalërimi dhe ngjitja në male.
Transformimi i Jelly Roll është një dëshmi e vendosmërisë së tij për të përmirësuar shëndetin dhe mënyrën e jetesës, duke inspiruar fansat e tij për të ndjekur shembullin e tij.


