KreuCelebrity

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, përse komenti i Xhensilës mori aq shumë vëmendje në rrjet!

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, përse komenti i Xhensilës

Ledri Vula publikoi këngën e tij të re, dhe reagimet ne rrjet vërshuan, por një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Ajo ndau në Instagram Story një fragment nga videoklipi i reperit duke shkruar “Amazing” ! Mesazhin e shoqëroi me një emoji zjarri, duke treguar kështu mbështetjen e saj te plote për këngëtarin.

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, përse komenti i Xhensilës

Reagimi i saj u pa me kërshëri të vecantë, pasi ai vjen në një kohë kur dy artistët janë përfolur gjerësisht për një lidhje më të afërt sesa ajo profesionale, sidomos pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Ma Kthe”. Kimia mes tyre, si në skenë ashtu edhe para kamerave, ka nxitur debate dhe spekulime në rrjetet sociale. 

Megjithatë, Ledri dhe Xhensila janë pjesë e së njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhimi, ndaj mbështetja e tyre reciproke është më shumë një shenjë e bashkëpunimit brenda grupit sesa diçka tjetër. Në intervistat e mëparshme, Ledri ka theksuar se raporti me Xhensilën është profesional dhe ekipor, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje romantike.