KreuCelebrity

Fedez zbulon të fshehtat e ndarjes me Chiara Ferragni: Me të doja të ndërtoja, me Angelica doja të ëndërroja

Një rrëfim i hapur dhe i dhimbshëm që shpalos plagët më të thella të jetës së tij!
Në librin e tij të ri autobiografik “Uji është më i thellë nga sa duket nga sipër”, Fedez thyen heshtjen dhe rrëfen me sinqeritet ndarjen e bujshme nga Chiara Ferragni historia e një dashurie të shkatërruar, netë të errëta dhe një dëshire për të rilindur.

“Ne nuk folëm kurrë me të vërtet për arsyet e ndarjes. Nga këndvështrimi i saj, unë jam i keqi. Dhe nuk e fajosoj për këtë,” shkruan reperi, duke reflektuar mbi shkëputjen pas gjashtë vitesh martesë dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria. Një marrëdhënie e ndarë nga universitë të largëta dhe plasaritjet që u bënë vorbulla të thella.

Në faqet më të nxehta të librit, Fedez rrëfen lidhjen e tij me Angelica Montini, gruan që u shfaq në jetën e tij pak para martesës me Chiara-n.

“Me Chiara doja të ndërtoja, me Angelica doja të ëndërroja,” pranon ai, duke theksuar dy botë të ndryshme ndjenjash: një dashuri e vërtetë, e përditshme dhe një ikje impulsive që e shkundte thellë.

Fedez zbulon të fshehtat e ndarjes me Chiara Ferragni: Me të doja



Reperi shpalos edhe fytyrën më të errët të famës dhe presionit:

“Isha pjesë e një bote false, një imazh i përkryer që fshehte një cirk që s’pushonte kurrë.” Një krisje e pandalshme deri në shpërbërjen përfundimtare në mars 2024, pas një zënke të fundit që tronditi gjithçka.

Sot, Fedez ka nisur një kapitull të ri me Giulia Honegger, por nuk e mohon të kaluarën e tij:

“Me Chiara ndaja frikën, dobësitë, ëndrrat. Ajo ishte personi që më kuptoi më së shumti.” Një histori e dhimbshme, e bukur dhe komplekse që lë gjurmë të thella.

Me një maturi të re, ai i uron ish-gruas së tij një të ardhme të ndritshme, për hir të fëmijëve që meritojnë dashuri dhe paqe. Një rrëfim që trondit, që të bënh të mendosh dhe që zbulon më shumë se sa një copëz jetësore, një dramë e vërtetë e dashurisë, tradhtisë dhe shpëtimit.