
Paris, qyteti i dritave dhe dashurisë, u shndërrua këtë verë në një skenë përrallore ku u bashkuan dy zemra, dy kultura dhe dy botë plot stil: ajo e Sean Taffin de Givenchy, trashëgimtar i një prej familjeve më të njohura të modës franceze, dhe Dahye Jung, bukuroshja me origjinë koreane, që pushtoi zemrën e tij gjatë studimeve në Kanada.
Ceremonia, e cilësuar nga “Vogue” si një nga më elegantet e vitit, u mbajt në Bazilikën Sainte-Clotilde, ndërsa nusja u shfaq me një fustan të punuar me porosi nga dizajneri Andrew Kwon, të kombinuar me një vello katedrale dhe këpucë “Manolo Campari”.
“Vizioni im ishte klasik, i përjetshëm dhe padyshim parisien”, tregoi Dahye për “Vogue”, duke zbuluar se kishte përgatitur një “vision board” me mbi 100 slajde për planifikuesen e dasmës.






