KreuCelebrity

"U njohëm në bankat e Akademisë së Arteve" Jona Xhelilaj zbulon detajet e njohjes me Visjan Ukcenaj

"U njohëm në bankat e Akademisë së Arteve" Jona

Në botën e artit, Jona Xhelilaj nuk është vetëm një emër i njohur, por edhe një grua që jeton dhe frymëzohet nga arti në çdo hap të jetës së saj. Në një rrëfim ekskluziv për Bordo, ajo na zbulon se edhe familja që krijoi me partnerin e saj Visjanin, është një botë e përbashkët artistike.

“U njohëm në bankat e Akademisë së Arteve, ai për aktrim, unë për regji. Ishim në të njëjtin kat, unë dera e parë, ai dera tjetër. Ishte një takim në kohën e duhur, dhe kështu nisi familja jonë që është po brenda artit,” rrëfen Jona me një buzëqeshje.

Por në këtë çift artistësh, kush bën më shumë kritika?

“Unë jam ajo që jap më shumë sugjerime dhe kritikë, ndoshta edhe sepse ai ka qenë para kamerave më herët se unë,” pranon ajo me sinqeritet.

Profesioni i jep këtë tipar, por Jona është edhe natyrshëm kritike dhe nuk e fsheh asnjëherë mendimin e saj.

E pyetur nëse ka ndonjë rol të Visjanit që nuk e pëlqen, Jona nuk ngurron:

“Ai ka bërë shumë role, dhe të gjithë më kanë pëlqyer, veçanërisht kur eksperimenton me role të reja. Aktori duhet të vishet me shumë ‘këpucë’, dhe atij i qëndroj çdo gjë që ka provuar.”

Ndërsa bashkëpunimet e tyre në skenë nuk mungojnë, Jona pranon se…

“Nuk është shumë komode të punosh në të njëjtin vend, por kemi pasur bashkëpunime të bukura në shkollë dhe më pas.”

Personazhi i preferuar i Visjanit për Jonën?

“Pa dyshim Minioni, një rol që është ende shumë aktual dhe që publiku e adhuron”

Intervista e plotë më poshtë: