Modelja e famshme Bella Hadid i ka dhënë një përgjigje të sinqertë fansave të saj pas performancës në Victoria’s Secret Fashion Show më 15 tetor, ku shumë vunë re vështirësi dhe mungesë energjie gjatë ecjes së saj në pasarelë.
Në një video virale në TikTok, një fans pyeti me shqetësim “Bella Hadid, çfarë po ndodh me ty?”
Përgjigja e Bellës nuk vonoi ajo shpjegoi se ajo kishte pasur menstruacion atë ditë dhe ende nuk ishte rikuperuar plotësisht pas qëndrimit në spital.

“Dje kisha menstruacion dhe energjia ime nuk ka arritur ende të rikuperohet pas gjithë atij shtrimi në spital, por bëra më të mirën. Ju dua shumë dhe jam mirë, betohem,” shkroi modelja, themeluese e markës Orebella.
Për më tepër, ajo kërkoi falje për ata që ndihen të zhgënjyer me performancën e saj “Më vjen keq nëse ju zhgënjeva. Ju dua, e them me zemër.”

Bella ishte shtruar në spital në shtator, ndërsa ajo dhe nëna e saj, Yolanda Hadid, ndanë me fansat imazhe dhe përditësime nga ky moment i vështirë.
“Një sëmundje kronike neurologjike si Lyme është e vështirë të përshkruhet dhe kuptohet nga të gjithë. Unë përpiqem të jem shembull në këtë rrugëtim, por dhimbjet e mia nuk krahasohet me atë që përjeton vajza ime,” shkroi Yolanda, 61 vjeçe, duke postuar foto të Bellës gjatë mjekimit, e shtrirë në shtrat spitali. Bella u diagnostikua me Lyme që në moshën 16 vjeç.
Vetëm një javë më vonë, më 24 shtator, Bella u shfaq në Paris dhe postoi në Instagram-in e saj se ishte dita e parë që kthehej në palestër pas një kohe të gjatë, duke u përpjekur të rikthehej në formën e saj për pasarelën.
“Thjesht po ecja, por sidoqoftë! Po rikthej energjinë,” shkroi ajo pranë një fotografie në pasaralë. Nëna e saj u shpreh me krenari: “Vazhdo kështu Bella…
Më 29 shtator, Bella hodhi hapat e parë në pasarelë pas probleme shëndetësore, duke marrë pjesë në shfaqjen e Saint Laurent gjatë Javës së Modës në Paris. Më pas fluturoi drejt New York-ut për sfilatën e famshme të Victoria’s Secret.
Si motra e saj, Gigi Hadid, Bella bëri dy ndryshime veshjesh gjatë shfaqjes, përfshirë një kostum argjendi me një palë krahë engjëjsh që ajo më vonë zbuloi se peshonin rreth 23 kg.
“Mbyllja e shfaqjes me këta krahë. Të rëndë apo jo…vajza juaj gjithmonë do të ecë me krenari në këtë pasarelë! Kurrë nuk mërzitem të eci këtu. Faleminderit për pamjen më të bukur që kam parë ndonjëherë,” shkroi Bella në Instagram.
Shfaqja e këtij viti u mbajt në Brooklyn Navy Yard në New York dhe riktheu modele ikonë si Candace Swanepoel, Adriana Lima, Barbara Palvin, Jasmine Tookes dhe Stella Maxwell. Në skenë debutuan edhe yjet e reja si Barbie Ferreira, Emily Ratajkowski, Angel Reese dhe Suni Lee.
