KreuCelebrity

Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith, Stella, martohet në një ceremoni madhështore në Spanjë!

Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith, Stella, martohet në një

Stella Banderas, vajza e aktorëve të famshëm Antonio Banderas dhe Melanie Griffith, i ka dhënë fund beqarisë këtë fundjavë, duke kurorëzuar dashurinë e saj shumëvjeçare me partnerin Alex Gruzinski. Ceremonia u mbajt në ambientet përrallore të manastirit Retuerta Le Domaine Abbey, në Valladolid — një ndër resortet më luksoze dhe historike të Spanjës.

Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith, Stella, martohet në një

Aktori 65-vjeçar, i cili njihet për rolet e tij në filma si Desperado, The Mask of Zorro dhe Pain and Glory, nuk i fshehu emocionet në këtë ditë të veçantë.

Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith, Stella, martohet në një

“Të shoh vajzën time të veshur si nuse është një nga momentet më të bukura të jetës sime. Do të jem babai i nuses, dhe këtë rol e marr përsipër me gjithë emocionin e botës,” – u shpreh ai për revistën spanjolle ¡Hola! pak para ceremonisë.

Stella, shkëlqeu me një fustan të bardhë dantelle, me supe të hapura dhe detaje të ndjeshme vintage, duke reflektuar një elegancë klasike që i përshtatej ambientit historik të manastirit. Ndërsa dhëndri, Alex Gruzinski, zgjodhi një smoking të zi klasik, duke krijuar një pamje harmonike dhe të sofistikuar pranë saj.

Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith, Stella, martohet në një
Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith, Stella, martohet në një

Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Të ftuarve u ndalua përdorimi i telefonave, ndërsa stafi që punoi në event nënshkroi marrëveshje konfidencialiteti. Festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit me muzikë live, bar të hapur dhe një darkë gala, ku menuja përfshinte kuzhinë mesdhetare dhe verëra të përzgjedhura nga rajoni i Valladolidit.