KreuCelebrity

"Të lutem më mundëso...", të vërtetat e Feros për ndarjen e bujshme dhe thirrja publike për Arbenitën!

Sezoni i ri i "Mirëmbrëma Yje" tashmë ka nisur dhe personazhet e zgjedhur këto puntata kanë qenë mjaft interesantë. Mbrëmjen e djeshme i ftuar ka qenë reperi FEro, i cili vitet e fundit ka qendër të vëmendjensa për shkak të konflikteve me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita për kujdestarinë e vajzës dhe burgimin e tij për akuzën e dhunimit ndaj Arbenitës.

Në këtë intervistë, Fero ka treguar anën e tij të historisë në lidhje me këto situata të ndodhura dhe ka shpjeguar shumë keqkuptime të transmetuara te publiku.

Në lidhje me arrestimin e tij për akuzën e dhunës së ushtruar ndaj Arbenitës, Fero shpjegoi se nuk ka pasur dhunë nga ana e tij.

Nuk e kam dhunuar unë, absolutisht edhe ne rastin e paraburgimit mudne ta shohësh që nuk ka raport të lëndimit mjekësor se nuk e kam dhunuar 

Ka tashmë më shumë se një vit që Fero nuk e ka takuar vajzën e tij dhe prej kësaj periudhe Arbenita, pasi fitoi kujdestarinë e vajzës është shpërngulur për të jetuar në Dubai, ku dhe ndodhet aktualisht. Në lidhje me këtë Fero shprehet se nuk kërkon kujdestarinë e saj, as që vajza të jetojë me të, por vetëm t'i mundësohet takimi i tyre.

Ndër të tjera Fero edhe i lutet Arbenitës t'i mundësojë takimin me vajzën e tij.

I kemi ndarë rrugët, shpresoj të gjitha të mirat, të lutem mundësoma të shoh vajzën, nuk jam me faktin që ta shoh më shumë se ty, dua të shoh vajzën time, nuk kam për tu ndalur deri në frymarrjen e fundit për t'i dhënë dashuri vajzës sime

Unë ja uroj të gjitha të mirat në jetë asaj, e ftoj publikisht të lëri inatet, urrejtjet dhe të kuptojë se fëmija ka nevojë edhe për nënë edhe për babën, se nuk mund ta dojë asnjë njeri vajzën time më shumë se unë...