Ikona e kinematografisë franceze, Brigitte Bardot, i ka mbyllur gojën thashethemeve që qarkulluan së fundmi për vdekjen e saj, duke hedhur poshtë lajmet e rreme dhe duke qetësuar fansat.
Në një postim të bërë më ditën e djeshme më 22 tetor në rrjetin social X Bardot shkroi me shumë qartë se:

“Nuk di se cili idiot e nisi këtë lajm fals për vdekjen time, por diçka është e qartë: jam mirë dhe nuk kam plane të tërhiqem. Një fjalë për të mençurit.”
Lajmet për ndarjen nga jeta të Bardot nisën pas një postimi të fshirë më pas nga influencuesi 27-vjeçar Aniss Zitouni, i njohur si Aqababe, i cili pretendoi se kishte “informacione ekskluzive” për vdekjen e aktorës dhe e përshkruante Bardot si një ikonë që la pas një trashëgimi të paharrueshme.
Pas reagimit të Bardot, Aqababe qëndroi i vendosur në atë se çfarë kishte thënë, duke deklaruar se nuk është Bardot ajo që menaxhon llogarinë e saj në X dhe se lajmi zyrtar do të vijë nga agjencia AFP.
Në raportimet e mëparshme nga mediat franceze, aktorja 91-vjeçare ishte shtruar në një spital për afro tre javë.
Sipas gazetës franceze Var-Matin, Bardot kishte kaluar një ndërhyrje të vogël kirurgjikale në një spital privat si pjesë e trajtimit për një sëmundje serioze. Nga disa burime, pritej që ajo të dilte nga spitali dhe të rikthehej në shtëpinë e saj në St. Tropez.
Në një njoftim zyrtar më 17 tetor, përfaqësues të aktores i thane agjencisë AFP se operacioni kishte shkuar mirë, dhe Bardot falenderoi stafin e spitalit privat Saint-Jean në Toulon, duke thënë se po pushonte në shtëpi.
