KreuCelebrity

"I vetmi burrë që pata këtë vit" Loredana zbulon të vërtetën pas videove me Don Xhonin

"I vetmi burrë që pata këtë vit" Loredana zbulon

Pas shumë spekulimesh dhe videove që u bënë virale në rrjetet sociale, Loredana Brati i jep fund zërave për një lidhje me këngëtarin Don Xhoni. Në emisionin “Shqipëria Live”, ajo theksoi se mes tyre ekziston vetëm një miqësi e bazuar në respekt dhe një bashkëpunim që fatkeqësisht nuk u realizua.

“Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh,” tha ajo, duke shtuar se bashkëpunimi nuk u finalizua për shkak të saj, por nuk përjashtoi mundësinë për projekte të tjera në të ardhmen.

Ndërsa për ish-banorin e BBV 4, Jozin, me të cilin pati një romancë të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme të reality-show-t, Loredana u shpreh se ai ishte i vetmi burrë me të cilin pati një marrëdhënie dashurore këtë vit.

“Ka marrëdhënie që nuk shuhen kollaj. Edhe pse kemi pasur sfida, emrat tanë do të jenë gjithmonë të lidhur. I uroj sukses për koncertet dhe kemi pasur pak komunikim,” tha ajo me sinqeritet.

Loredana tregon kështu se në jetën e saj personale mbizotëron qetësia dhe respekti, duke i dhënë fund zërave të shumtë dhe duke hapur kapitullin e ri me energji pozitive.