Sot e shohim në rolin e moderatores në emisionin Xhadat, por Jona Xhelilaj e njohim dhe si aktore dhe regjisore. Ekskluzivisht për Revistën Bordo, ajo zbulon se dashuria për artin nuk ka qenë një rastësi, por një pasion i trashëguar Brenda një familje artistësish. Familja që ajo e ka krijuar dhe vetë sot me bashkëshortin e saj, aktorin Visjan Ukcenaj.
Duke u rritur në një familje artistësh, Jona tregon se që në fëmijëri ka qenë e rrethuar nga fryma e teatrit dhe skenës.
“Vij nga një familje artistësh. Babai im është regjisor i Teatrit të Kukullave në Fier, xhaxhai ka qenë aktor në teatrin e Fierit, ndërsa xhaxhai tjetër është pedagog dhe regjisor në Universitetin e Arteve në Tiranë. Që e vogël kam shkuar në teatër dhe jam rritur mes kësaj atmosfere. Kështu që nuk mund të them se arti erdhi rastësisht ishte diçka që më thërriste,” rrëfen Jona.
Pasioni për teatrin e çoi drejt Akademisë së Arteve, ku përfundoi studimet për regji teatri, ndërsa paralelisht u përfshi edhe në aktrim. Pikërisht aty, mes bankave të Akademisë, ajo njohu edhe partnerin e saj të jetës, i cili po ashtu i përket botës së artit.
Sot, Jona ka ndërtuar një karrierë që ndërthur pasionin, trashëgiminë familjare dhe përkushtimin ndaj artit.
Video e plotë më poshtë:
