
Alanna Hadid, motra e modeleve të njohura Gigi dhe Bella Hadid, është martuar me partnerin e saj, Ross Williams. Ceremonia u mbajt në rezidencën e babait të saj, Mohamed Hadid, në Los Anxheles.
Dasma u karakterizua nga emocione të forta, ku Gigi dhe Bella, të cilat kishin marrë rolin e shoqërueseve të nuses, nuk i kanë përmbajtur lotët. Dy motrat ishin veshur me fustane identike, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.



Edhe pse pjesë e një prej familjeve më të njohura në Shtetet e Bashkuara, Alanna Hadid ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike që kanë motrat dhe vëllai i saj. Në vend të famës, ajo ka zgjedhur të përqendrohet në karrierën e saj si biznesmene, duke ndërtuar identitetin profesional përtej mbiemrit të njohur Hadid.


