KreuCelebrity

Nga lajmi i "500 euroshit" te sulmet publike, Erik Fullani zbulon pse portalet shkruanin negativisht për të!

I ftuar së fundmi në podcastin e Mira Kazhanit ka qenë, djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, Eriku. Një djalë shumë i njohur prej vitesh tashmë, për shkak se shpesh herë ekspozonte jetën e tij luksoze.

Eriku ka folur shumë për këto vite, ku ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe për jetën personale, teksa ka shprehur se ka ndryshuar dhe tashmë nuk e prekin apo ndikojnë lajmet që lexon për veten. 

Nuk më japin asnjë lloj emocioni po në atë kohë ka qenë vështirë, zgjoheshe në mëngjes dhe shikoje çdo lajm, çdo artikull, histori të pavërteta dhe të vërteta, kur je para gjykimeve, ofendimeve, nuk i menaxhoja aq mirë sa sot, në atë kohë nuk ishte kollaj...

Teksa ka folur për kohën kur nisi të ishte në qendër të portaleve, ai u shpreh se kjo nisi si një sulm për familjen dhe babin e tij, ku përmes tij mund  

Ajo nisi si sulm për familjen dhe babain tim, që në atë kohë ishte Guvernator i Bankës dhe donin të gjenin një mënyrë si ta shanin dhe gjetën një Erik që mund të shtoje çfarë të doje...

Një lajm i tij, ku mori shumë vëmendjen ishte për shkak të një fotoje të postuar nga ai, duke fshirë djersët me një  kartmonedha 500 euroshe. Këtë pas gati 11 vitesh Eriku e ka shpjeguar dhe ka treguar se ajo ishte një farcoletë dhe jo një kartmonedhë e vërtetë

Atë lajm ma përmend  çdo njeri që më takon për herë të parë. Kisha blerë një farcoletë që ngjante si 500 euro dhe e postova si shaka dhe e postuan, e bën të madhe, nuk arritën ta bënin dot diferencën që ishte reale apo jo, duket nga ngjyra nga shkrimi.