
Gjatë premierës së sezonit të 7-të të “The Kardashians”, Khloe Kardahsian dha një përgjigje të sinqertë kur foli për beqarinë e Julia Fox.
Simon Huck, i cili krijoi Lemme me motrën e Khloe-s, Kourtney, po i tregonte Khloe-s për fushatën e ardhshme të markës me Fox , e cila “nuk ka bërë seks prej katër vitesh”.
"Unë nuk kam bërë seks për më shumë se tre vjet", tha 40-vjeçarja me qetësi, duke befasuar Simonin, i cili nuk mundi ta fshihte tronditjen.
"Vërtet nuk po del me askënd, Khloé? Nuk është askush në listën tënde?", e pyeti ai i habitur.
“Jo.Nuk kam numrin e telefonit të askujt. Nuk po i dërgoj mesazh askujt."
Producentët e serialit më pas pyetën motrën e saj, Kourtney Kardashian, për mendimin që kishte rreth zgjedhjes së Khloé-s për të qëndruar e vetme.


