KreuCelebrity

Kim Kardashian zbulon sëmundjen e rallë në tru me të cilën është diagnostifikuar

Kim Kardashian zbulon sëmundjen e rallë në tru me të

Ylli i famshëm amerikan, Kim Kardashian, ka zbuluar se është diagnostikuar me një aneurizëm në tru, gjatë xhirimeve të sezonit më të fundit të serialit The Kardashians.

Në pamjet e publikuara, 45-vjeçarja shihet duke iu nënshtruar një skaneri mjekësor, ku më vonë zbulon se mjekët i kanë gjetur një aneurizëm të vogël. Kim ka sugjeruar se kjo mund të jetë shkaktuar nga stresi i tepërt.

Ekspertët shpjegojnë se aneurizmat e trurit janë relativisht të zakonshme rreth një në 50 persona mund të ketë një të tillë, shpesh pa e ditur, pasi në shumicën e rasteve nuk shfaqin simptoma nëse nuk janë të mëdha apo të çara.

Nëse aneurizma zmadhohet, mund të shkaktojë dhimbje koke, probleme me ekuilibrin dhe të folurin. Ndërkohë, çarja e saj mund të jetë fatale, pasi gjakderdhja në tru përbën rrezik të lartë për jetën.

Sipas neurologes Dr. Laura Stein, faktorët kryesorë të rrezikut përfshijnë trashëgiminë familjare, tensionin e lartë të gjakut, pirjen e duhanit dhe inflamacionin. “Kur gjakderdhja ndodh në tru, rreziku është shumë më i madh, sepse truri ndodhet në një hapësirë të mbyllur,” tha ajo për NBC News.

Mjekët zakonisht monitorojnë aneurizmat me rrezik të ulët për të parë nëse rriten, ndërsa rastet më të rrezikshme mund të trajtohen me ndërhyrje kirurgjikale apo metoda të tjera mjekësore.