Erik Fullani bëri një deklaratë që ka shkaktuar shumë reagime në rrjete sociale. Në një intervistë per Mira Kazhanin, ai është shprehur me sinqeritet se tashmë ka vendosur të ndryshojë dhe të fokusohet tek stabiliteti në jetën personale.
“Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjet edhe vendin, por nuk e them se kam hall se ma marrin,” – tha Fullani me humor, duke lënë të kuptohet se planet për martesë janë më serioze se kurrë.
Kaq u desh qe te nisnin hamendesimet nese raporti i tij me Sara Hoxhën është drejt finalizimit me martesë. Me Sarën, ai është parë disa herë në dalje publike dhe në evente. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar hapur një lidhje, fotot dhe vendet e njëjta që ata frekuentojnë nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Sara është nënë e nje vajze, fryt i dashurise me Ledri Vulën. Sara nuk ka komentuar asgje ne lidhje me raportin me Erikun, mirepo duket se me ne fund ka gjetur lumturine.

