Jona Xhelilaj, moderatorja dhe aktorja rrëfen ekskluzivisht për Revistën Bordo për përvojën e të qënit nënë dhe si mëmësia e ka transformuar jetën e saj. Sipas saj, ndryshimi filloi që në momentin që mbeti shtatzanë dhe u bë më e bukur pas lindjes së djalit të saj, Divinit.
“Që nga momenti që ngela shtatzanë u shkëputa nga çdo projekt që kisha dhe u përkushtova totalisht mëmësisë. Kjo periudhë zgjati gati katër vjet dhe përkoi edhe me kohën e pandemisë, kështu që punuam pak ose aspak. Mëmësia u bë fokusi dhe roli im kryesor,” rrëfen Jona.
E pyetur nëse Divini kërkon një motër ose vëlla, Jona tregoi: “Ka filluar ta kërkojë, por për momentin mendoj se i mjafton ai dhe ndihem shumë e kënaqur dhe e plotësuar me të.”
Ndërkohë na njeh dhe me përditshmërinë dhe marrëdhënien e saj me bashkëshortin, aktorin e njohur Visjan Ukcenaj dhe përsa i përket detyrave të shtëpisë, aktorja thotë se zakonisht bën më shumë ajo.
“Visjani është shumë praktik. Nuk stresoheshim shumë për këto gjëra. Kush mundet, bën ato gjërat e veta që të jemi të qetë,” shpjegon ajo.
Sa i përket gatimit, Jona thotë se është ajo që gatuan më shumë, ndërsa bashkëshorti i saj është “një shijues i mirë, që ha çdo gjë dhe nuk është shumë i zgjedhur.”
Video e plotë më poshtë:
