KreuCelebrity

Dashuria e një babai: Historia e rrallë e George Pickering, çfarë bëri pasi mjekët i thanë se i biri s`kishte më shpresa jete!

Dashuria e një babai: Historia e rrallë e George Pickering,

Në vitin 2015, mjekët i thanë George Pickering II se truri i djalit të tij 27 vjecare tashmë “kishte vdekur”. Ata insistuan se ai duhet të përgatitej shpirtërisht për t`i dhënë të birit lamtumirën e fundit dhe të vendoste shkëputjen e tij nga aparatura që sipas tyre po e mbante artificialisht në jetë.

Dashuria e një babai: Historia e rrallë e George Pickering,

Mjekët u përpoqën ta bindin se tashmë për, 27 vjecarin nuk kishte asnjë shpresë. Por këtë, George refuzoi ta pranonte.  

Në një akt të dëshpëruar dashurie, ai mori me vete një armë në spitalin e Teksasit ku ishte shtruar i biri dhe u mbyll brenda dhomës së tij, duke kërkuar më shumë kohë, e duke kërcënuar të qëllonte mbi këdo që përpiqej ta nxirrtë prej andej.

Situata u përshkallëzua, dhe drejtuesit e spitalit thirrën policinë. Por kur forcat e rendit rrethuan vendin ku gjendej George, ndodhi “mrekullia”: Kur policët po afroheshin, i biri i shtrëngoi dorën duke treguar kështu shenja jete dhe aktivitet të trurit. Kur pa se i biri ishte gjallë Pickering iu dorëzua policisë, e ndonëse u arrestua në fund, atij iu dha një dënim i reduktuar. Ndërsa i biri, pavarësisht të gjithë këmbënguljes së mjekëve, u shërua plotësisht.  

Sot, akti i Pickering qëndron si një kujtesë e fuqishme e faktit se ndonjëherë, instinkti i prindrit, di atë që shkenca nuk e di.