KreuCelebrity

Sarkozy nuk gjen qetësi! Të burgosurit i bëjnë kërcënime me vdekje: Do hakmerremi për Gaddafin

Sarkozy nuk gjen qetësi! Të burgosurit i bëjnë

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka përjetuar një pritje të frikshme në burgun e famshëm të La Santé në Paris, ku po vuan një dënim 5 për financim të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale me fonde nga Muammar Gaddafi.

Video të shpërndara në internet tregojnë të burgosur që kërcënojnë hapur Sarkozy-n, duke thënë:

“Dimë gjithçka do hakmerremi për Gaddafin. Ai sapo ka mbërritur, do të ketë një kohë të vështirë”.

Disa të burgosur madje tentuan ta mbajnë zgjuar gjatë natës në qelinë e tij, që ka dritare drejt oborrit të burgut.

Për ta mbrojtur, dy oficerë të shërbimit VIP janë vendosur 24 orë pranë qelisë së ish-presidentit, një masë që ka shkaktuar pakënaqësi mes rojeve të burgut. Sarkozy do të kalojë shumicën e kohës së tij i izoluar në një qeli 29 metra katrorë, me një dush, krevat, tryezë të vogël, telefon tokësor dhe televizor. Ai ka leje të dalë vetëm për një shëtitje të vetme në ditë.

Sarkozy, i cili ka apeluar vendimin e burgosjes, ka sjellë me vete dy libra të “Kontit të Monte Kristos” dhe një biografi të Jezus Krishtit, simbolikisht për të nxitur mendimin mbi hakmarrjen dhe shpëtimin. Gruaja e tij, Carla Bruni, ka folur me të përmes telefonit, duke e përshkruar natën e parë në burg si “frikshme”.

Ky është rasti i parë që një ish-president francez shkon në burg që nga Philippe Pétain, bashkëpunëtori nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.