Modelja dhe sipërmarrësja e njohur Hailey Bieber ka folur hapur për jetën e saj si nënë dhe për ndihmën që merr në rritjen e djalit të saj, Jack Blues, 14 muajsh, të cilin e ka me bashkëshortin Justin Bieber.
Gjatë një interviste në podcast-in In Your Dreams with Owen Thiele, 28-vjeçarja u shpreh se ka ndihmë në kujdesin për djalin dhe nuk ndjen aspak turp për këtë gjë.
“Kam ndihmë. Kam ndihmë gjatë gjithë kohës dhe nuk kam aspak turp ta them këtë. Nuk do të mund ta vazhdoja karrierën time dhe të bëja gjërat që bëj pa këtë ndihmë, dhe jam shumë mirënjohëse për këtë,” – u shpreh ajo.
Hailey shtoi se vogëlushi është gjithmonë nën kujdesin e familjes.
“Nëse nuk është me mua, është me babain e tij. Gjithmonë është me njërin prej nesh ose me kumbarët e tij,” tha ajo, duke iu referuar bashkëshortit të saj, artistit të njohur Justin Bieber.
Në intervistë, themeluesja e markës Rhode Beauty rrëfeu gjithashtu se dëshiron të ketë më shumë fëmijë në të ardhmen.
“E di që dua më shumë se një fëmijë,” tha ajo, duke shtuar se ndonëse u bë nënë në moshën 27-vjeçare, përvoja ka qenë sfiduese, por edhe e mrekullueshme.
“Në fillim isha e frikësuar sepse nuk dija çfarë të prisja, por çdo ditë mëson diçka të re për të qenë nënë dhe për të bërë më të mirën për fëmijën tend.”
Ajo dhe Justin planifikojnë t’ia transmetojnë dashurinë për udhëtimet edhe djalit të tyre, pasi çifti kalon shumë kohë në lëvizje.
“Dua që ai të rritet duke udhëtuar, ashtu siç jam rritur unë. Kam mësuar shumë nga kjo dhe dua t’ia jap edhe atij këtë përvojë,” përfundoi modelja.
