KreuCelebrity

“Çudia” e re e Kim Kardashian”: Gjatë martesës me Kanye West, përjetova “Sindromën e Stokholmit”!

“Çudia” e re e Kim Kardashian”: Gjatë

Pas pohimeve se kishte pasur një aneurizëm në tru, Kim Kardashian cuditi sërish me rrëfimet e “halleve” të saj, duke treguar mbi periudhën e vështirë që kaloi gjatë ndarjes nga reperi Kanye West. Ajo pretendoi se beson që atëherë ka vuajtur nga ajo që e përshkroi si “sindroma e Stokholmit”.

“Çudia” e re e Kim Kardashian”: Gjatë

Deklaratat e saj u bënë publike në episodin e parë të sezonit të shtatë të serialit The Kardashians, shkruan Just Jared. Në episodin që transmetohet në platformën Hulu, Kim tregoi se për një kohë të gjatë është përpjekur t’i mbajë të fshehura ndjenjat e saj. “E kam mbajtur brenda vetes për një kohë të gjatë” – tha ajo. “Gjithmonë ndihesha sikur po vuaja nga një lloj sindromi të Stokholmit, ku ndihesha keq për të, e mbroja dhe doja t’i ndihmoja. Mendoja se duhej vetëm të duroja, ose se mund ta ndihmoja të ndryshonte”.

Sipas përkufizimit të Cleveland Clinic, “sindroma e Stokholmit” është një mekanizëm psikologjik përballjeje që shfaqet në situata dhune apo abuzimi, ku viktimat, me kalimin e kohës, zhvillojnë ndjenja pozitive ndaj personit që i ka dëmtuar ose i ka mbajtur nën kontroll.

Ky term përdoret në raste të ndryshme, përfshirë abuzimin në fëmijëri, abuzimin në marrëdhënie intime, rastet e trafikut të qenieve njerëzore apo edhe në ambientet sportive. Emri e ka origjinën nga një ngjarje e vitit 1973 në Stokholm, kur gjatë një grabitjeje banke disa pengje filluan të ndienin empati për grabitësit e tyre. Gushtin e atij viti, tentative e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbankën” në kryeqytetin e Suedisë përfundoi në marrjen peng të katër nëpunësve nga grabitësit e armatosur.

Pas gjashtë ditë tratativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh kënaqshëm dhe pengjet u liruan të padëmtuar – po të përjashtojmë sjelljen e tyre të çuditshme në ditët, javët dhe muajt pas këtij incidenti.

Viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist, ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa të tregonin mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, të përpiqeshin të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të grabitësve. Psikologët që e studiuan këtë reagim në dukje absurd, e quajtën “sindroma e Stokholmit”.