KreuCelebrity

Kim Kardashian zyrtarisht një avokate, ja çfarë do të braktiste për hir të profesionit!

Kim Kardashian zyrtarisht një avokate, ja çfarë do të

Kim Kardashian vazhdon të sfidojë pritshmëritë! Sipërmarrësja, 45 vjeçe, ka zbulua se brenda dy javësh do të bëhet avokate e kualifikuar dhe ka një ëndërr të qartë: të bëhet avokate gjyqësore.

Këtë dëshirë ylli i Keeping up with the Kardashians e tregoi gjatë shfaqjes The Graham Norton Show, ku Kim diskutoi edhe për projektet e saj të fundit në televizion dhe film, duke përfshirë serialin All’s Fair, ku do të shfaqet për herë të parë në një rol kryesor.

“Do të kualifikohem brenda dy javësh. Shpresoj të ushtroj profesionin e avokatit. Ndoshta pas 10 vjetësh do të jap dorëheqjen nga Kim K dhe do të bëhem avokate gjyqësore. Kjo është ajo që dua me të vërtetë,” tha Kim.

Ylli i SKIMS përfundoi Law Office Study Program në maj dhe kaloi një rrugëtim të gjatë gjashtë-vjeçar për t’u përgatitur për bar exam-in (një provim ligjor që duhet të kalojë çdo person për t’u bërë avokat i licencuar) duke punuar 18 orë në javë, 48 javë në vit, ndërkohë që rriti  katër fëmijët e saj dhe drejtonte bizneset e saj.

Jessica Jackson, avokatja që mbikëqyri arsimin e Kim, komentoi:

“Në gjashtë vitet e fundit, Kim ka i është përkushtuar gjithsej 5,184 orë studimit ligjor, duke gjetur kohë edhe për familjen dhe karrierën e saj profesionale.”

Kim, e cila nuk ka përfunduar universitetin, nisi një praktikë në një firmë ligjore në San Francisco në 2018 dhe ka kaluar provimet e para të nevojshme për t’u bërë avokate në Kaliforni.

Përveç suksesit ligjor, Kim gjithashtu menaxhon katër fëmijët e saj  North, Saint, Chicago dhe Psalm dhe është një nga gratë më të suksesshme në botën e modës dhe biznesit.

“Është e vështirë, por mund ta bësh. Ishte sfidë mendore të bëja gjithçka, por e dashurova,”  pranoi Kim për kombinimin e biznesit, familjes dhe ligjit.