Prej pak javësh ka nisur podcasti më i ri nga Grida Duma. E ftuara e saj këtë javë ishte Hati, fenomeni social, e cila ka treguar shumë për besimin, famën dhe dashurinë.
E pyetur nga Grida se si është marrëdhënia e saj me politikën , Hati u përgjigj se nuk e ndjek fare, por i ka kujtuar një ngjarje nga fëmijëria e saj, kur Grida kandidonte për kryetare bashkie në Durrës. Gjatë fushatës në një vizitë në lagjes e saj, Hati ka treguar se ka qenë shumë e vogël dhe Grida e ka takuar bashkë me fëmijët e tjerë.
“Mbaj mend kur ke kandiduar për kryetare bashkie në Durrës. Ke ardhur tek lagjja ime për fushatë. Unë isha e vogël, po luaja me motrën, dhe dikush na tha: ‘Hajdeni, do takojmë Grida Dumën’. Na ulën në rresht të parë, ti erdhe, na përshëndete, madje na puthje në ballë. Këtë kujtim kam nga politika në Shqipëri.”
Grida Duma, e surprizuar nga kujtesa e detajuar e Hati-t, buzëqesh.
-
-
Horoskopi ditor, e hënë 27 tetor 2025
27 Tetor, 09:27


