
Pas disa orësh kërkimesh intensive, rreth orës 23:30 u gjetën dy turistët suedezë, nënë e bir, të cilët ishin raportuar të humbur më parë gjatë ditës në Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Në operacionin e kërkimit u angazhuan forcat e Emergjencave Civile, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe Policia e Shtetit. Pas një kërkimi të gjatë në terren, dy turistët u lokalizuan në zonën e quajtur “Qafa e Thellë”, një vend i pyllëzuar me terren të vështirë.
-
Horoskopi ditor, e hënë 27 tetor 2025
27 Tetor, 09:27 -
Magnezi: Mineral i “mrekullueshëm” apo trend i rrjeteve sociale?
25 Tetor, 13:50


