Magnezi ka pushtuar raftet e dyqaneve dhe feed-et tona në Instagram. Premton gjumë më të mirë, tretje të qetë dhe një moment paqeje për trurin tonë të ngarkuar. Por a është vërtet ky “mineral i mrekullueshëm” zgjidhja për gjithçka?
Në një fabrikë të vogël në Yorkshire Dales, tonë të mëdhenj pluhuri magnez citrat presohen në tableta, gati për t’u shpërndarë nga Britania deri në Australi, Azinë e Mesme dhe Lindjen e Mesme. Andrew Goring, drejtori i kompanisë Lonsdale Health, shpjegon se ky mineral është sot një hit global, por popullariteti i tij nuk është thjesht rastësi. “Influencers dhe rrjetet sociale e kanë bërë trend,” thotë ai.
Por dietitianët janë më të rezervuar. Kirsten Jackson paralajmëron se suplementet nuk janë gjithmonë përgjigja magjike. “Nëse nuk keni mungesë megnezi, tableta nuk do të bëjë mrekulli,” shpjegon ajo. “Është shumë komplekse.”
Megjithatë, për disa njerëz, efektet janë reale. Katie Curran, një specialist komunikimi, tregon se pas dy javësh duke marrë magnez glycinate, gjumi i saj u përmirësua dhe mendja u qetësua. Por ajo thekson: “Nuk mund ta atribuoj gjithçka vetëm këtij suplementi, por ishte një nga arsyet.”
Ekzistojnë forma të ndryshme të magnezit: Glycinate dhe L-threonate për trurin dhe gjumin, Citrate dhe Oxide për tretjen, Chloride për tensionin e muskujve. Por provat shkencore për shumicën e popullsisë janë të paqarta. Nutritionistja Kristen Stavridis e përmbledh: “Suplementet janë një labirint. Dieta vjen e para.”
Në fund të ditës, të gjithë mund të përfitojnë më shumë nga farat, arrat, drithërat dhe perimet e gjelbra. Nëse mendoni të provoni suplementet, niseni ngadalë, dhe kujdes për dozat. Sepse, si me gjithçka tjetër në jetë, magnezi mund të jetë i dobishëm… por nuk është çelësi i magjisë.
