Edhe ikonat e modës kanë pasur fillimet e tyre modeste dhe Victoria Beckham nuk përjashtohet nga ky fakt.
Në një intervistë të sinqertë për podcast-in “Call Her Daddy” me Alex Cooper, ish-anëtarja e Spice Girls dhe dizajnerja e njohur britanike zbuloi një detaj të papritur nga vitet e saj si “WAG” (bashkëshorte futbollisti) gjatë kohës kur David Beckham, luante për Manchester United.
“Kemi qenë duke bërë shopping në Bond Street, dhe çanta që mbaja atë ditë… nuk ishte një Louis Vuitton e vërtetë,” – tregoi ajo duke qeshur. “Ishte fallco.”

Por historia nuk mbaron me kaq. Pak ditë pas publikimit të fotove, vetë Marc Jacobs i cili asokohe ishte drejtori kreativ i Louis Vuitton e kishte kontaktuar personalisht.
“Ai më pa në foto dhe më tha: ‘Do të të dërgoj unë një të vërtetë’. Dhe ashtu bëri,” kujtoi Victoria me humor.
Momenti është bërë viral mes fansave, duke treguar se edhe “Posh Spice” dikur ka pasur momente krejt njerëzore – larg luksit që e karakterizon sot.
Në intervistë, Beckham u shpreh se asokohe stili i saj i tepruar dhe aksesorët e shtrenjtë shpesh shërbenin si mburojë për pasiguritë personale.
“Ishte mënyra ime për të qëndruar në vëmendje. Në fakt, isha shumë e pasigurt,” pranoi ajo me sinqeritet.
Sot, si krijuese e një prej markave britanike më të vlerësuara në botën e modës, Victoria Beckham shikon pas me buzëqeshje:
“Më bën të qesh kur kujtoj ato ditë. Ishte një udhëtim dhe çdo hap i tij më çoi këtu ku jam.”
Dikur me një çantë fallco, sot në krye të një perandorie mode Victoria Beckham mbetet prova e gjallë se stili i vërtetë lind nga vetëbesimi, jo nga logoja.
