KreuCelebrity

Moderatori zbulon aksidentalisht datën e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4?

Edicioni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë shumë shpejt dhe një nga një po zbulohen edhe personazhet e rinj që do të arrin pjesë në këtë reality show.

Një video e shkurtër e publikuar nga Olsa Muhameti ka mjaftuar për të ndezur rrjetet në ambientet e shtëpisë së Grande Fratello në Romë, si pjesë e një vizite për shkëmbim përvojash mes dy produksioneve televizive. Një pjesëtar i stafit italian dëgjohet duke pyetur Alaudinin për datën e nisjes së BBVK-së.

Përgjigjja e tij, “3 apo 7 Nëntor”, ka mjaftuar që ndjekësit ta marrin si një “zbulim aksidental” të datës së nisjes së sezonit të ri.

Moderatori zbulon aksidentalisht datën e nisjes së Big Brother VIP

Sipas burimeve të Telegrafit,  Dalina Buzi do të jetë opinionistja e këtij edicioni. Burimet bëjnë me dije se Dalina e ka pranuar tashmë ftesën nga autorja Olsa Muhameti duke zyrtarizuar kështu rolin e saj në sezonin e ri. Edicioni i ri pritet të nisë në fund të nëntorit, sipas informacioneve.

Pas qarkullimit të këtij lajmi, të gjithë janë tashmë më kuriozë të dinë më shumë për këtë edicion të ri, pasi emri i Dalinës si opinioniste i ka pëlqyer shumë publikut.