KreuCelebrity

Katy Perry dhe Justin Trudeau, dashuria zyrtarizohet në Paris, dorë për dore për herë të parë!

Katy Perry dhe Justin Trudeau, dashuria zyrtarizohet në Paris, dorë

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, çifti më i përfolur i momentit u shfaq për herë të parë publikisht në Paris, duke festuar ditëlindjen e këngëtares me një shfaqje spektakolare në Crazy Horse.

Katy shkëlqeu me një fustan elegant të kuq flakë, ndërsa Trudeau, i qetë dhe me stilin e tij casual, të kapur për dore dukeshin mjaft bukur bashkë.

Çifti u bë i njohur për publikun në korrik 2025 dhe menjëherë renditet ndër çiftet më të paparashikueshme të vitit. Por romanca e tyre kishte nisur më herët, duke u zhvilluar qetësisht përpara datës së famshme në Montreal.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bordo Stream (@bordo_stream)

Këtë lidhje e bën edhe më interesante fakti se të dy vijnë nga marrëdhënie të gjata: Trudeau u nda nga ish-gruaja Sophie Grégoire pas 18 vitesh martesë dhe kanë tre fëmijë, ndërsa Perry u nda nga i fejuari Orlando Bloom pas një historie 9-vjeçare dhe kanë një vajzë të vogël, Daisy Dove.

Duke kaluar nga ndarja tek dashuria e re, çifti duket se ka kimi të forte, duke e bërë këtë histori dashurie një nga më të komentuarat e vitit dhe çifti duket më i dashuruar se kurrë.