
June Lockhart, aktorja e dashur amerikane është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare nga shkaqe natyrore. Ajo ndërroi jetë më 23 tetor 2025, në shtëpinë e saj në Santa Monica, nga shkaqe natyrore.
E lindur në New York më 1925, në një familje aktorësh, Lockhart nisi karrierën që në fëmijëri dhe qëndroi aktive për gati tetë dekada, duke lënë gjurmë në film, teatër dhe televizion.
U bë e njohur për publikun në rolin e Ruth Martin në serialin “Lassie” (1958) dhe më pas si Dr. Maureen Robinson në “Lost in Space” (1965), interpretime që e shndërruan në simbol të ngrohtësisë, kujdesit dhe forcës familjare në ekran.
Familja e saj njoftoi se do të mbahet një ceremoni private dhe kërkoi që, në vend të luleve, fansat të bëjnë donacione për organizata bamirëse.


