KreuCelebrity

Pse e mban shaminë? Përgjigjet Hati: Kur më kanë parë pa shami...

Prej pak javësh ka nisur podcasti më i ri nga Grida Duma. E ftuara e saj këtë javë ishte Hati, fenomeni social, e cila ka treguar shumë për besimin, famën dhe dashurinë.

E pyetur nga Grida për mbajtjen e shamisë dhe pse ka vendosur të vazhdojë ta mbajë, Hati është përgjigjur se kjo është zgjedhja e saj dhe shamia e bën të veçantë.

Kur kanë parë fotot e mia pa shami e gjitha mikeshat e mia që nuk më kanë njohur të vogël më kanë thënë je yll je shumë e bukur ama kjo shami të bën të veçantë, kjo të bën kjo që je, kjo të jep nur dhe e marr për kompliment dhe më pëlqen më shumë më shami dhe kjo është zgjedhja ime.