KreuCelebrity

"Po jam lënduar...", nga vdekja e babait te ndarja, Era Istrefi i rrëfen të gjitha!

Këngëtarja Era Istrefi ka qenë e ftuar së fundmi në “Canape” me Shpend Lipën. Gjithmonë e rezervuar dhe nuk zgjedh të reagojë në ngjarje të ndryshme të jetës së saj, por në këtë intervistë Era ka zbuluar shumë.

Babai i këngëtares ka ndërruar jetë shumë vite më parë, kur Era ishte 9 vjeçe dhe ka treguar një kujtim të tij, që i kujtohet çdo ditë.

"Babai ka vdekur kur isha 9 vjeçe, fjalën që ma ka thënë ishte se “je shumë inteligjente”, dhe kjo ka ndenjur me mua, më ka ndenjur në vesh, e kujtojmë shpesh”

Në lidhje me jetën e saj personale, Era ka zbuluar se ka qenë e lëndruar, por tashmë është shëruar nga dhimbjet e dashurisë.

"Po jam lënduar, por rëndësi ka se si të shërohesh pas një lëndimi të madh. Mos përshtatshmëria me një person nuk të ul vlerën tënde.”

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by REVISTA BORDO (@revista_bordo)