KreuCelebrity

Grabitja e Luvrit, befason George Clooney: Fantastike, jam shumë krenar për ata djem!

Grabitja e Luvrit, befason George Clooney: Fantastike, jam shumë krenar

Aktori i njohur George Clooney ka komentuar me humor grabitjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit, duke thënë se ndihet “krenar” për autorët e saj.

Gjatë premierës së filmit të tij të ri “Jay Kelly” në festivalin AFI, të enjten mbrëma më 23 tetor, Clooney e krahasoi ngjarjen me grabitjet e famshme të serialit filmik “Ocean’s”, ku ai luan rolin e Danny Ocean, udhëheqësi i një grupi grabitësish profesionistë.

Nëse je një grabitës profesionist, si unë... jam shumë krenar për këta djem,” tha Clooney me shaka, duke buzëqeshur.

I pyetur nëse kjo ngjarje mund të frymëzojë një film të ri, aktori vazhdoi lojën me humor:
Mendoj se duhet ta grabisim Luvrin,” u përgjigj ai me të qeshur.

https://x.com/Variety/status/1981554854100422788?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1981554854100422788%7Ctwgr%5E0191f73f920e15dfe0894dd6fe145845813ddbf0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpamfleti.net%2Fshowbiz%2Fgrabitja-90-mln-euro-e-luvrit-habit-george-clooney-jam-shume-krenar-per--i304375