KreuCelebrity

Sulme seksiste online ndaj Brigitte Macron: 10 të akuzuar dalin në gjyq!

Sulme seksiste online ndaj Brigitte Macron: 10 të akuzuar dalin në

Dhjetë persona, përfshirë një zyrtar, një pronar galerie dhe një mësues, do të dalin këtë javë në gjyq në Paris, të akuzuar për ngacmim seksist ndaj gruas së presidentit francez, Brigitte Macron. Ata dyshohet se kanë shpërndarë pretendime të pabazuara për gjininë dhe seksualitetin e saj, si dhe komente "keqdashëse" për diferencën 24-vjeçare me bashkëshortin e saj, Emmanuel Macron, raporton BBC.

Nëse shpllaen fajtorë, ata mund të përballen me deri në dy vjet burg. Ndër të akuzuarit janë edhe dy persona që vitin e kaluar u gjykuan për shpifje, por më pas u liruan. Pretendimet e tyre përfshinin teorinë konspirative se Brigitte Macron është një grua transgjinore, një teori që ka qarkulluar kryesisht në SHBA, e promovuar nga influencuesja Candace Owens.

Çifti Macron kanë paditur Owens, duke akuzuar se ka promovuar informacion të rremë me qëllim dëmtimin e tyre. Avokati i çiftit tha se pretendimet kanë qenë "shumë shqetësuese" dhe kanë shpërqendruar presidentin, i cili i ka cilësuar ato si sulme ndaj nderit të tij.

Brigitte Macron takoi Emmanuel Macron kur ishte mësuese në shkollën e tij të mesme dhe ata u martuan në 2007, me diferencë moshe 24 vjeç.