KreuCelebrity

Elinara rrëfen për Bordo verën më dramatike,mes humbjes dhe dhimbjes së nënës

Elinara rrëfen për Bordo verën më dramatike,mes humbjes dhe

Ka momente në jetë që lënë shenjë të thellë në shpirt, dhe humbja e nënes është një prej tyre. Elinara Shehu rrëfen ekskluzivisht për Bordo emocionet e saj më të thella pas largimit të nënës:

“Kjo verë nuk ka qenë vetëm e trishtë, ka qenë vera më dramatike e jetës sime. Të humbasësh nënën nuk është e lehtë, sado i rritur të jesh, dhe dhimbja ngelet aty, duke të shoqëruar gjithë kohë.”

Elinara përshkruan nënën e saj si një nga ato gra të rralla:

“Gjithmonë aty, gjithmonë mbështetëse, një prani e qëndrueshme që nuk prish kurrë zemrën e saj. Një nënë që ishte aty për mua në çdo moment, dhe po shuhet bashkë me brezin e saj. Fjalët e tepërta janë fukarallik në këtë rast,” thotë ajo me emocion.

Kur i kërkuam për këshillat që i la nëna, Elinara ndau fjalët e thjeshta, por të fuqishme që i kanë shoqëruar gjithmonë:

“Mos e prish zemrën, ji vetvetja dhe mos u mërzit. Zoti i pari e ne mbrapa. Kjo ka qenë gjithmonë këshilla e mamit tim.”

Në këtë rrëfim të hapur, Elinara Shehu na lejon të ndjejmë dhimbjen, dashurinë dhe udhërrëfyesin e një marrëdhënieje që nuk harrohet kurrë mes një vajze dhe nënës së saj.

Video e plotë më poshtë: