Big Brother Kosova duket se eshte kthyer ne nje magnet i pretendenteve qe duan te jenë pjesë e shtëpisë së famshme. Një ndër ta është këngëtari i muzikës popullore, Labinot Rexha, i cili ka bërë të ditur se po planifikon të organizojë një protestë, vetëm e vetëm për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Në Facebook, ai ka ftuar ndjekësit e tij të jenë pjesë e protestës e cila, sipas tij, do të mbahet nesër në ora 11:00 para shtëpisë më të famshme në vend.
Kjo thirrje e tij ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale të ironizojnë me situatën.
Edhe pse ende nuk është bërë publike data zyrtare e fillimit të edicionit të katërt, në rrjete sociale tashmë kanë nisur të qarkullojnë emra të shumtë të personazheve publike që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.


