KreuCelebrity

Elgit Doda në lidhje me vajzën nga Lushnja? Ndahet nga Klea Huta?

 

 

Elgit Doda dhe Klea Huta kane qene prej vitesh një nga çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Por se fundi, ndjekësit kanë vënë re një mungesë te postimeve të përbashkëta, mungesë komentesh nga njëri-tjetri dhe asnjë shenjë publike e jetës së tyre si çift. Po ashtu, të gjitha postimet e mëparshme ku ata shfaqeshin bashkë janë zhdukur nga Instagrami i të dyve. Ky detaj ka ushqyer thashethemet për një krizë serioze në marrëdhënien e tyre.

I ftuar së fundmi në "Zgjohu me MCN", ish-banori i "Big Brother", Elton Tozaj deklaroi se dyshja nuk është më bashkë dhe se Elgiti ka nisur një lidhje të re me një vajzë nga Lushnja. Kjo deklaratë e tij ka ndezur shumë komente nag ndjekësit në rrjete sociale.

“Flitet për një ndarje mes Kleas dhe Eglitit. Flitet për një marrëdhënie goxha të ftohtë në çift. Për më tepër flitet për një marrëdhënie tjetër që Elgiti ka me dikë tjetër.  Është goxha histori e dyshimtë e çiftit në fjalë. Thonë që e gjithë vera ka kaluar Lushnje- jug, jug-Tiranë. Ajo goca nga Lushnja është”

Çifti, prindër të një djali, celebruan dashurinë në martesë në qeshor 2023, por duket se tashmë kanë ndarë rrugët e tyre.