Jennifer Lawrence ka folur hapur për problemet e saj me depresionin pas lindjes së fëmijës së dytë. Aktorja rrefeu frikën me të cilën u përball pasi solli ne jete djalin e dytë me bashkëshortin Cooke Maroney në fillim të këtij viti.
Lawrence, 35 vjeçare, tha se kishte vazhdimisht frikë se diçka e tmerrshme do t'i ndodhte djalit të saj të porsalindur.
"Sa herë që flinte mendoja se kishte vdekur. Mendova se po qante sepse nuk i pëlqente jeta e tij, as unë, as familja e tij. Mendova se po bëja gjithçka gabim dhe se do t'i shkatërroja fëmijët e mi", tha aktorja për The New Yorker.
Frika e saj u bë aq e fortë saqë në një moment, mes lotësh, vendosi të kërkonte këshilla për ushqyerjen me gji nga ChatGPT.
A i ofroi fjalë inkurajimi. "Po bën gjëra të mrekullueshme për fëmijën tënd. Je një nënë kaq e kujdesshme", ishte përgjigjja që mori.
Lawrence zbuloi gjithashtu se ka filluar të marrë një ilaç më të ri të miratuar nga FDA për depresionin pas lindjes, dhe vuri në dukje se e ka ndihmuar ndjeshëm në lehtësimin e simptomave.
Fituesja e çmimit 'Oscar' u martua me Cooke, 41 vjeç, në tetor 2019. Përveç djalit të saj të porsalindur, çifti ka edhe një djalë 3-vjeçar, Cy, i cili lindi në vitin 2022.


