Dy nga emrat më të dashur të publikut shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, po përgatiten të ngjiten në ekranin e madh me një projekt kinematografik që fansat mezi po e presin. Pas suksesit të tyre në muzikë dhe televizion, çifti i njohur ka vendosur të bashkojë forcat në një film që, sipas tyre, do të ketë në qendër temën e dashurisë.
Lajmi u bë i ditur fillimisht nga vetë Luizi, i cili në një postim në rrjete sociale la një mesazh intriguese:
Në shkurt 2026! Lajmet do të bëhen film, dhe filmi do të bëhet lajm.”
Megjithëse detajet për projektin mbeten ende të pakta, kjo deklaratë ka mjaftuar për të ndezur entuziazmin e ndjekësve, të cilët po presin me padurim të mësojnë nëse bëhet fjalë për nisjen e xhirimeve apo për premierën në kinema.
Në një intervistë të dhënë në maj, Kiara Tito konfirmoi për herë të parë publikisht projektin, duke thënë:
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë. Është hera e parë që e them publikisht. Luizi e ka përmendur ndonjëherë në Story, por tani po flasim për diçka konkrete. Është një projekt që e kemi shumë për zemër dhe mezi presim ta realizojmë.”
Shkurti i 2026 duket se do të shënojë një tjetër kapitull të rëndësishëm në jetën artistike dhe personale të çiftit më të komentuar të showbizit shqiptar.
