KreuCelebrity

Vrasja e kuzhinierit në Tiranë: Sherri nisi për tasin e proshutës..!

Vrasja e kuzhinierit në Tiranë: Sherri nisi për tasin e

Kanë dalë në drite të tjera detaje nga krimi i rëndë që u shënua sot në Komunën e Parisit në Tiranë, ku 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari. Autori dhe viktima kanë qenë duke gatuar të dy dhe kanë pasur konflikt për punën. Debati ka nisur për tasin e proshutës.

Gjatë konfliktit autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar Ismaillarin në mes të lokalit në sy të shumë klientëve. Mësohet se autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen. Ai është neutralizuar nga stafi i lokalit, pasi nuk po e ndalonte sulmin ndaj viktimës.

Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave materiale.

Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.