Beyoncé dhe vajza e saj e madhe, Blue Ivy Carter, duken tamam njësoj. Adoleshentja e re e vërtetoi këtë ngjashmëri të e tyre gjatë një mbrëmje, ku ajo u shfaq krah së ëmës dhe gjyshes së saj, Tina Knowles.
Të treja u shfaqën gjatë një mbrëmje në Angel Ball të 27-të vjetor, një gala bamirësie që mbledh fonde për kërkimet mbi kancerin, ku Beyoncé dhe Solange Knowles iu dha Çmimi i Filantropisë.
Ishte surprizë fakti sesi Blue Ivy, u shfaq krah gjyshes, e veshur me fustan rozë mëndafshi me pupla dhe një palë këpucë me majë të hapur. Adoleshentja zgjodhi të hynte nga dera e pasme, duke anashkaluar tapetin e kuq, duke pozuar përkrah gjyshes së saj, një selfie-ja, e cila u nda në Instagram nga Beyoncé dhe që shkaktoi shumë reagime.

Vetëm 13 vjeç, Blue Ivy ia vodhi shfaqjen nënës së saj më shumë se një herë gjatë turneut Cowboy Carter. Ajo u shfaq në skenë, duke kërcyer përkrah Beyoncé-s, performanca që duket se janë ëndrra e motrës së saj të vogël, Rumi, e cila është tetë vjeçe. Ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte një status që Blue Ivy i drejtonoi motrës së vogël. "Duhet të punosh për atë që do. Askush nuk do të të japë atë ëndërron, vetëm sepse je vajza e dikujt. Duhet të punosh shumë", tha ajo.
