Këtë sezon në panel të "Goca dhe Gra", Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.
Mbrëmjen e djeshme reperi i njohur, Marin ka folur ekskluzivisht për "Goca dhe Gra" lidhur me jetën e tij personale dhe profesionale. Reperi rrëfeu mes lotësh edhe humbjen e madhe dhe shumë të trishtë të tij dhe famijes, para disa javësh djali i Marinit ndërroi jetë pasi lindi. Një periudhë shumë e vështirë për të, por reperi është shprehur se me ndihmën dhe fuqinë e Zotit po mundohen ta kalojnë këtë dhimbje të madhe.
“Falënderoj Zotin që ma bëri të mundur të isha i fortë dhe të mos humbja mendtë e kokës. Shpresoj mos t’i bjerë askujt, sepse është ngjarje shumë e rëndë. Ia kisha vendosur emirn, nusja ia ka vendosur. Unë isha në Angli me nusen kur lindi. Doktori që po ndiqte nusen ishte fetar dhe tha: 'E ka dashur zoti per vete'.
Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte 2-3 herë më e madhe. Falënderoj dhe personat që më qëndruan në krah. Kur lexoja fansat që më ngushëlluan, isha i lumtur sepse ka akoma mirësi. Do të doja që të bënim më shumë për njëri-tjetrin."
-
Aksidentohet Juliana Nura, ja si është gjendja e saj!
28 Tetor, 16:09 -
Ronela Hajati pjesë e "BBV5", ish-banori i zbulon sekretin!
28 Tetor, 14:19


