Këtë sezon në panel të "Goca dhe Gra", Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.
Volejbolli shqiptar është hasur këto ditë me një ngjarje të padëgjuar më parë. Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira, është pezulluar përkohësisht nga Federata pasi ka pasur ankesa për të në lidhje me gjininë.Nayara ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në panelin e "Goca dhe Gra" dhe ka treguar të vërtetën e saj.
Përveç se ka tre
"Nuk jam nën presion dhe nuk ndjej stres për këtë. Jam një volejbolliste. Kjo situatë për mua është diskriminim. Është një situatë ndryshe. Është diçka jonormale. Ky është diskriminim për veten time. Për flokët e mi, unë kam tatuazhe…“
"Herën e parë që shkova në atë spital, u takova me personin e Federatës dhe e pyeta se nuk e pashë bazën ligjore për këtë veprim. Nuk pashë asnjë dokument, nuk pashë asgjë. Ai thjesht më pa dhe vendosi këtë gjë. Për mua është diskriminim i pastër. Nuk më dhanë asgjë. Asnjë informacion, asgjë. Më pyetën për testin e gjakut. E bëra këtë testin vetë. Nuk e bëra që të provoja diçka. E bëra për veten time. Vajzat e ekipit tim ishin perfekte me mua. Më kanë mbështetur. Patjetër që do ta bëj këtë gjë, por kur të ndihem vetë gati”
Përveç se ka treguar se këto aludime nuk janë të vërteta dhe po kalon një peridhë të vështirë për shkak të kësaj situate, ka marrë vëmendje edhe fakti se ajo është e fejuar.


