KreuCelebrity

Anthony Hopkins: Pse vendosa të lija alkoolin!

Anthony Hopkins: Pse vendosa të lija alkoolin!

Dhjetorin e ardhshëm , Anthony Hopkins do të festojë 50 vjet pa vënë alkool në gojë. Ishte dhjetori i vitit 1975 - ai ishte 38 vjeç - kur e kuptoi se kishte nevojë për ndihmë dhe kontaktoi një grup të Alkoolistëve Anonimë. Që atëherë ai nuk ka prekur asnjë pikë alkool dhe ka folur publikisht për të ndihmuar ata që luftonin me alkoolizmin. Në një intervistë për podkastin “The Interview” të New York Times, aktori 87-vjeçar - i cili do të publikojë librin e tij me kujtime me 4 nëntor – rrëfeu pse vendosi të linte alkoolin. Ishte 29 dhjetori 1975. "Isha plotësisht i dehur dhe po ngisja makinën në Kaliforni, pa e ditur se ku po shkoja. Mund të kisha vrarë dikë, ose veten time, për të cilën nuk më interesonte në atë kohë" – u shpreh ai. Fituesi dy herë i çmimit Oscar u zgjua në një dhomë hoteli në Arizona, pa e ditur as se si përfundoi atje. Pastaj, kontaktoi agjentin e tij për të nisur një terapi.

Anthony Hopkins: Pse vendosa të lija alkoolin!

Hopkins e kujton atë natë me detaje: "E pashë orën, ishte saktësisht 11:00. Një zë i thellë dhe i fuqishëm më foli nga brenda, duke më thënë: 'Tani gjithçka ka mbaruar. Mund të fillosh të jetosh dhe gjithçka ndodh për një qëllim.' Ishte një zë nga askund, por vinte nga brenda meje." Që atëherë, jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht. Për vite me radhë, çdo 29 dhjetor, ai ka inkurajuar ata që luftojnë me alkoolizmin. "Të argëtohesh është e mrekullueshme, të pish është në rregull, por nëse ke problem me alkoolin, kërko ndihmë", tha ai, në një video të publikuar në vitin 2024. Aktori shpjegoi se arsyeja pse pinte ishte "për të mbytur keqardhjen" që ndjente brenda, sepse "alkooli është i mrekullueshëm, të transporton menjëherë në një vend tjetër. Por, nga ana tjetër, alkooli do të të vrasë".