
Në muajt e fundit të jetës së tij, aktori i njohur i serialit “Friends”, Matthew Perry, sipas burimeve të afërta, ishte i shqetësuar se Charlie Sheen mund të zbulonte publikisht se ai kishte rënë sërish në varësi të ketaminës
Perry kishte bërë përpjekje të mëdha për të rindërtuar imazhin e tij si një person i kthjellët dhe i shëruar, ndaj e frikësonte ideja se sinqeriteti i drejtpërdrejtë i Sheen mund të dëmtonte këtë reputacion.

Sipas burimeve edhe pse të dy aktorët ndanin një të kaluar të ngjashme me luftën kundër varësisë dhe kishin një lloj respekti të ndërsjellë, marrëdhënia e tyre shpesh ndeshej me tension dhe mosbesim.
“Ai ishte i vetmi që mund ta demaskonte Matthewn dhe kjo e frikësonte atë".
Më vonë, gjatë një turneu për librin e tij autobiografik "The Book of Sheen", Charlie tha se nuk e njihte mirë Perryn, por ndjente shumë respekt dhe empati për të.
-
Këto janë tre shenjat më me fat të zodiakut në nëntor!
30 Tetor, 12:22 -
Dekorimet e vjeshtës: 3 këshilla për shtëpinë tuaj!
30 Tetor, 11:05


