KreuCelebrity

Justin Bieber shkakton "zhurmë" me deklaratën mbi tradhëtinë

Justin Bieber shkakton "zhurmë" me deklaratën mbi

Këngëtari dhe kantautori i famshëm Justin Bieber ka ndarë së fundmi mendimet e tij mbi martesën dhe besnikërinë, duke bërë një pohim që ka shkaktuar diskutime të mëdha: ai beson se edhe të mendosh me dëshirë për një grua që nuk është partnerja jote mund të konsiderohet tradhti.

31 vjeçari, i martuar me modelen Hailey Bieber prej shtatë vitesh ka theksuar rëndësinë e përkushtimit në një marrëdhënieje.

Ai u shpreh:
“Nëse mendon për një grua me dëshirë, është e njëjta gjë sikur ta kishe bërë.”

Deklarata vjen në një moment ku Bieber duket se po përqendrohet jo vetëm në karrierën muzikore, por edhe në jetën personale dhe bindjet e tij.  Disa e përshkruan atë si një qëndrim i ashpër, por i pastër në moral dhe respekt.

Të tjerë e shohin si një standard i pamundur për t’u përmbushur “biologjikisht, një njeri në marrëdhënie ndjen dhe tërheqje edhe për persona të tjerë,” thanë disa nga komentuesit.

Ndërkohë, Bieber po përgatitet për një kapitull të ri muzikor, ai ka nisur përdorimin e platformës Twitch, dhe raportohet se ka në fokus koncertin në festivalin Coachella, ku pritet të zhvillojë një performancë të madhe.

Kjo deklaratë e Bieber për tradhtinë dhe besnikërinë në çift bashkon dy çështje të rëndësishme: vlerat personale dhe qëndrueshmërinë në lidhje. Ajo sjell në pah pyetjen se sa larg shkon ndjenja dhe sa thellë është angazhimi emocional brenda një martese moderne.