Ish-lojtari i Manchester City dhe Real Madrid, Robinho, ka dhënë intervistën e tij të parë nga burgu që nga nisja e dënimit prej nëntë vjetësh për përdhunimin e një gruaje shqiptare në Milano në janar 2013. Ngjarja ndodhi në një klub nate, ku Robinho dhe disa shokë të tij sulmuan shqiptare gjatë një feste.
41-vjeçari, baba i tre fëmijëve, ndodhet në burgun Dr. Jose Augusto Cesar Salgado në Sao Paulo që nga 21 marsi 2024. Ai tha se trajtohet si çdo i burgosur tjetër dhe nuk ka përfituar asnjë trajtim të veçantë.
“Ushqimi dhe orët e gjumit janë të njëjta si për të gjithë të burgosurit. Nuk kam marrë kurrë ushqim të veçantë apo trajtim special. Kur është koha për punë, bëj gjithçka që bëjnë edhe të tjerët. Kur duam të luajmë futboll, na lejohet të bëjmë këtë të dielave, kur nuk ka punë,” tha ai.
Robinho mohoi raportet se ka ndonjë rol udhëheqës në burg dhe se vuante nga probleme psikologjike: “Nuk kam marrë asnjë medikament. Pavarësisht vështirësive të jetës në burg, gjithmonë kam pasur mendjen e shëndoshë dhe bëj gjithçka që bëjnë të gjithë të burgosurit.”
Ai dhe shoku i tij, Ricardo Falco, i cili u burgos tre muaj më vonë për të njëjtin rast, u kthyen në Brazil pas përpjekjeve të dështuara për apel në Itali. Robinho vazhdon të mohojë akuzat dhe pretendon se gruaja shqiptare kishte marrë pjesë në një marrëdhënie konsensuale pas dehjes me vodka.
Robinho ndodhet në një qeli prej tetë metrash katrorë, pas një izolimi 10-ditor, dhe ka marrë pjesë në aktivitete si ndeshje futbolli, grupe leximore dhe kurse bazike të elektronikës, që mund të ndikojnë në reduktimin e kohës së dënimit.
Në mars 2024, një mik i Robinho, Rudney Gomes, i përfshirë në këtë rast, u gjet i vdekur në Santos, në një ngjarje të trajtuar si vetëvrasje nga autoritetet.
