KreuCelebrity

Çfarë po ndodh me Ariana Grande? Shfaqet kockë e lëkurë, "tmerrohen" fansat!

Çfarë po ndodh me Ariana Grande? Shfaqet kockë e

Ariana Grande ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe fansave për shkak të pamjes së saj të dobët, pas paraqitjes në shfaqjen e filmit muzikor “Wicked: For Good”. Artistja zgjodhi një fustan rozë nga stilisti nga Andreas Kronthaler për markën Vivienne Westwood, i përbërë nga një bluzë me mëngë të gjata në ngjyrë të lehtë dhe një fund voluminoz në nuancën e ciklamenit. Flokët i kishte të kapura në topuz, por nuk ishte tamam kjo arsyeja perse tërhoqi menjëherë komentet në rrjetet sociale. 

Çfarë po ndodh me Ariana Grande? Shfaqet kockë e

Në Twitter, përdoruesit shprehën shqetësim se Ariana nuk duket e shëndetshme dhe disa sugjeruan se mund të ketë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Këngëtarja ka mohuar në të kaluarën problemet shëndetësore, duke deklaruar se pamja e saj aktuale është një version “i shëndetshëm” dhe se më parë kishte marrë ilaçe për depresion. Ajo gjithashtu ka apeluar tek fansat që të jenë të kujdesshëm me komentet, pasi mund të lëndojnë të tjerët, edhe nëse janë bërë me qëllime të mira.

Ekspertët e shëndetit theksojnë se një sternum i shquar dhe faqet e fundosura mund të jenë shenja të kequshqyerjes ose problemeve të tjera shëndetësore, gjë që ka shtuar më shumë spekulimet rreth gjendjes së Arianës. Pamja e këngëtares mbetet temë diskutimi, duke nxitur një herë tjetër debat mbi presionin e madh të industrisë së argëtimit mbi shëndetin e artistëve.