
Këtë sezon në panel të "Goca dhe Gra", Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në panelin e "Goca dhe Gra" ishte ish-banori i "BBV", Meriton Mjekiqi, i cili foli shumë për jetën e tij personale, ish-lidhjet, djalin e tij dhe projektet e reja.
Meritoni nuk pranoi të komentonte marrëdhënien e tij të kaluar me Ilnisa Agollin, e cila nisi gjatë eksperiencës së tyre në Big Brother. Gjatë transmetimit, nuk vonoi reagimi i Ilnisa Agollit me një shkrim në Instastory
“Ëndrrat e një nate vere, nuk zgjasin netëve të dimrit”.
Pasi u vërejt reagimi i saj, Ilnisa u telefonua nga moderatoret e “Goca dhe Gra”, ku sqaroi qëllimin e postimit:
“Përpara se të vija te Sara, pas një dite të ngarkuar, nuk mund ta mbyllja të martën pa ju parë juve. Ju rrotulloheni drejt dashurisë, tani ju pashë. Po kënaqesha. Fjala nuk i rri të gjithëve në gojë dhe nuk zë vend te të gjithë.
Më vjen mirë, për herë të parë nuk isha subjekt i një teme që nga portalet fryhet dhe kamuflohet. Është një raport që ka përfunduar para një viti. Ky statusi ishte fare i qartë që historia ka përfunduar, nuk ka nevojë për koment”-tha Ilnisa.


