KreuCelebrity

Meritoni refuzoi të fliste për Ilnisën, tani flet Ilnisa për të!

Meritoni refuzoi të fliste për Ilnisën, tani flet Ilnisa për

Meriton Mjekiqi refuzoi të komentonte lidhjen e tij me Ilnisa Agollin, kur u pyet në ‘Goca dhe Gra’. Gazetarja e saj nga ana e saj reagoi duke shkruari “ëndrrat e një nate vere, nuk zgjasin netëve të dimrit”.

Meritoni refuzoi të fliste për Ilnisën, tani flet Ilnisa për

Për këtë, ajo u telefonua nga moderatoret e emisionit, ku sqaroi postimin e saj.

“Përpara se të vija te Sara, pas një dite të ngarkuar, nuk mund ta mbyllja të martën pa ju parë juve. Ju rrotulloheni drejt dashurisë, tani ju pashë. Po kënaqesha. Fjala nuk i rri të gjithëve në gojë dhe nuk zë vend tek të gjithë.

Më vjen mirë, për herë të parë nuk isha subjekt i një teme që nga portalet fryhet dhe kamuflohet. Është një raport që ka përfunduar para një viti. Ky statusi ishte fare i qartë që historia ka përfunduar, nuk ka nevojë për koment”, tha Ilnisa.

“Dashuria zgjat ose përgjithmonë ose të paktën deri në fundjavë. Kjo e imja nuk kapi as të shtunën, kështu që të dielën bëra plane të tjera”, tha Ilnisa.

E pyetur nëse është penduar për lidhjen, ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” u pergjigj menjehere: “Nuk shquhem si njeri që pendohem”.

“Çfarë është ajo gjë që ty të ka vrarë më tepër në periudhën që ke ndenjur me Meritonin, është një gjë që ti ke thënë ‘sikur këtë nuk duhej ta bëja”, ndërhyn më pas Rozana Radi.

Nëse do t’i rikthehesha të shkuarës nuk do të fshija me gomë asgjë nga ato që kam bërë. Unë shquhem si një vajzë e fortë dhe vajzat e forta janë ato që i dalin ballë çfarëdo lloj ndjenje”, tha Ilnisa, të cilën menjëherë Rozana e pyet:

“Sa herë e ke falur Meritonin gjatë lidhjes që keni patur bashkë?”.


“S’ka patur nevojë, e rëndësishme është që njeriu të falë veten”, u përgjigj gazetarja.